




Prerëse Tubash FESTA 15 mm dhe 22 mm me Disk
Prerëse Tubash FESTA 15 mm dhe 22 mm me Disk
Përshkrimi i Produktit
Prerësja e Gypave PVC FESTA për tubacione me diametër 15 mm ose 22 mm është ideale për prerjen e tubave të bakrit, aluminit dhe plastikës.
Karakteristikat Kryesore:
Material i Qëndrueshëm: Trup i fortë nga aliazh alumini që siguron jetëgjatësi dhe rezistencë të lartë.
Disk i Fortë: Disk i veçantë, i forcuar për prerje të saktë dhe të pastër per gyp plastike apo gypa te natyrave tjera jo metalike.
Rrotulla Drejtuese: Dy rrotulla udhëzuese që sigurojnë stabilitet dhe prerje të saktë.
Vetë-Rregullues: Mekanizëm vetë-rregullues që përshtatet automatikisht me tubin për lehtësi në përdorim.
Dizajn Kompakt: Përmasa të vogla dhe formë ergonomike për punë të shpejtë, të pastër dhe të qetë edhe në hapësira të vështira për t’u arritur.
Kjo prerëse është një mjet i domosdoshëm për profesionistët dhe entuziastët e punëve të instalimeve hidraulike dhe të ngrohjes.
hobiplaza.com siguron materiale profesionale cilësore për projektet tuaja. Qofshi ju profesionist apo edhe persona që dëshironi të realizoni projekte tuaja të vogla, tek ne gjeni një partner vertetë të besueshëm, të furnizuar mire dhe me mundësi të perzgjedhjes së materialeve, veglave, paisjeve të ndryshme në gamë të gjerë. Dërgesat bëhen në kohë optimale. Me Postë Express apo dërgesa direkte nga kompania jonë.
Shitësi rezervon të drejtën të bëjë në çdo kohë, pa paralajmërim, ndryshime të produkteve, paketimit, kushteve dhe çmimeve sipas ndryshimeve në kushtet dhe kostot e tregut (prodhimi, transporti, etj.) ose për çdo shkak tjetër. Për më tepër, nuk garanton besnikërinë absolute të ngjyrave dhe estetikës së riprodhuar në katalog dhe në faqe me ato reale. Të gjitha të dhënat e ofruara dhe të ilustruara janë indikative dhe Kompania menaxhuese me hobiplaza.com rezervon të drejtën të bëjë çdo ndryshim që e gjykon të përshtatshme në çdo kohë, edhe si pasojë e nevojave të saj të biznesit dhe proceseve të tregtimit dhe transportit.